RTSH 24 Live

Kronika

Lëvizte me armë pa leje, pranga në Tiranë 29-vjeçarit palestinez

04/04/2021

Lëvizte me armë pa leje, pranga në Tiranë 29-vjeçarit palestinez

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar palestinez, i cili qarkullonte me armë zjarri.I arrestuari është shtetasi me iniciale A. D. Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.