RTSH 24 Live

Aktualitet

Largimi i mjekëve nga Shqipëria. Dollenberg: Paga nuk mjafton. Edukimi në vazhdim nxit largimin

01/04/2023

Largimi i mjekëve nga Shqipëria. Dollenberg: Paga nuk mjafton. Edukimi në vazhdim nxit largimin

Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë nuk mundet të frenohet vetëm me politika monetare. Sipas përfaësues së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë Aurora Dollenberg, politika mbajtëse duhen bërë për mjekët e rinj, të cilët në sondazhet e kryera kanë nxjerrë në pah se arsyeja e largimit nga shqipëria nuk janë pagat por edukimi në vazhdim

Ne 5 vite Shqipërisë i janë larguar 5000 bluza te bardha drejt Gjermanisë nga të cilët 1500 janë mjekë ndërsa pjesa tjetër infemrierë, imazherist etj.

Rritja e pagës me afro 500 dollarë për mjekët specialistë të cilët do ta përfitojnë që këtë muaj, vlerësohet nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë por në gjykimin e tyre është një politikë e pamjaftushme për të frenuar largimin e mjekëve të rinj që kërkojnë edukim në vazhdim.

“Është pikërisht kategoria mjek i ri që po largohet, mjeku specialist është i etabluar në sistemin shëndetësor shqiptar dhe shpërblimin do e quaj shumë pozitiv, por duhet të mendohet për atë fraksionin e mjekve të rinj si ti motivojmë të mos largohen dhe ëshët pikërishte dukimi në vazhdim, që nënkupton specializimet me kuota të paguara e drejta për të bërë doktoratura është arsyeja pse ikin se duan një kariere të sigurt në vendet evropiane”, u shpreh ajo.

Dollenberg e komentoi si masë të rënëdësishme sanksionin që po ndërmerr qeveria për të mos dhënë diploma pas përfundimit të studimeve por vetëm pas përfudnimit të prakikës por jo pë rata qëtashmë kanë nisur.

Të gjithë ata që startojnë të angazhohen që në momentin zero , e quaj një masë të rëndësishme, për të siguruar staf mjeksor për 5 vitet e ardhëshme, por nuk mund të zbatohet për ato që kanë nisur tashmë fakultetin ose e kanë mbaruar atë”, theksoi ajo.

Kostoja për të përgatitu një mjek në Universitetin e Mjekësisë në Shqipëri arrin nga 12 mijë deri në 18 mijë dollarë.

/rtsh.al/