RTSH 24 Live

Teknologji

Ky shtet i Europës ka makinat më të reja se vendet e tjera

14/04/2021

Ky shtet i Europës ka makinat më të reja se vendet e tjera

 

A e dini se Luksemburgu, si një prej vendeve me të ardhurat më të mëdha për banorë, ka makinat më të reja.

Në këtë vend, vjetërsia mesatare e makinave është 6 vjet e gjysmë, shumë larg mesatares në Bashkimin Evropian, që është 11 vjet e gjysmë.

Në Britaninë e Madhe mesatarja e vjetërsisë së makinave është tetë vjet, kurse në Austri 8 vjet e 3 muaj.

Sa i përket Europës, makinat më të vjetra ndodhen në rrugët e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, si në Lituani mesatarja 16 vjet e 8 muaj dhe Estoni 16 vjet e shtatë muaj.