RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sërish të premten për propozimin francez

14/07/2022

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sërish të premten për propozimin francez

Seanca parlamentare për shqyrtimin e propozimit francez në parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të enjten, por pa asnjë vendi.

Tensioni në sallë ishte shumë i pranishëm. Sapo kryeministri Dhimitar Kovaçevski mori fjalën në Kuvend, opozita nisi të reagonte me tone të ashpra derisa ai vendosi të linte sallën.

Ditën e premte në orën 11:00 pritet të mblidhet sërish seanca parlamentare. Ka shumë kundërshtime për propozimin francez, por nëse ai pranohet do të sjellë çeljen e negociatave mes BE dhe Maqedonisë së Veriut.

/rtsh.al/