Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, feston 75 vjetorin e krijimit të saj. E ftuar në studion e emisionit “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole ishte e pranishme ekspertja e sigurisë dhe njohëse e Aleancës së NATO-s dhe ish-presidentja e Këshillit të Atlantikut, Juxhina Sotiri Gjoni.
Duke shpjeguar rolin e institucionit të Këshillit i të rinjve të Atlantikut, ajo u shpreh se, “që nga 1949 me anë të Traktatit të Uashingtonit u themelua dhe traktati i Atlantikut të Veriut , dhe nga ky vite në fillim të Aleancës zyra e shtypit në atë kohë të NATO-s përpiqej që vendet anëtare të angazhonte shoqërinë civile duke u angazhuar në atë që quhet Diplomacia Publike. Në 1954 u krijua Këshilli Atlantikut të Veriut , ku anëtar të tij ishin jo vetëm vendet anëtare të NATO-s por dhe jashtë aleancës.
“Që nga kjo periudhë dhe deri më sot , kam pasur fatin që të jem e vetmja shqiptare që të jem pjesë e bordit ndërkombëtar duke mbajtur pozicione si Zv. Presidente e Diplomacisë Publike për komunikimin dhe në 2020-2022 kam qenë dhe presidentja ndërkombëtare e Këshillit të Atlantikut”, tha ajo.
Duke analizuar situatën e krijuar në Evropë pas agresionit rus mbi Ukrainë, Juxhina Sotiri, u shpreh se, “lufta në Ukrainë e ka transformuar jo vetëm NATO-n por dhe vendet e tjera që nuk aderojnë në aleancë”.
Sipas saj, pas viteve 90’ NATO pothuajse nuk kishte ‘armik’ dhe nëse deri dje e ka parë si kundërshtar Rusinë në këto vitet e pa Rusinë dhe si bashkëpunëtorë duke nënshkruar disa marrëveshje. Ndërsa me zhvillimet e viteve të fundit po shikojmë që vendet aleate po përpiqen të armatosen dhe duket që kjo luftë e ka ri dimensionuar NATO-n.
“NATO është një organizatë politiko-ushtarake dhe që në krijimin e saj është e vendosur që nëse në krahun politik është Sekretari i Përgjithshëm si nëpunësi më i lartë civil i NATO-s, në krahun ushtarak kemi gjithmonë një amerikanë. Kjo është vendosur që në momentin që është nënshkruar Traktati i Uashingtonit dhe u themelua Traktati i Aleancës së Veriut”, theksoi ajo.
Sipas ekspertes Sotiri, “një nga deficitet e shoqërive demokratike që e marrin të mirëqene këtë paqen liberale dhe dialogun në tavolinë dhe shpresojnë që nuk do të ndodhi një konflikt i armatosur. Tani ndodhi zgjimi i gjithë kësaj shoqërisë demokratike që e kuptuan që nuk mjafton që të jesh një vend i lirë por duhet që të angazhohen në politikat kombëtare të mbrojtjes”.
“Çdo vend anëtar duhet që të ketë vetëm një plan A që shtete duhet të rrisin aftësitë e tyre mbrojtjes. Ne mund ti besojmë Artikullit 5 “Një për të gjithë dhe të gjithë për një” që gjithë vendet e NATO-s mbrojnë shtetet anëtare por, Artikulli 5 nuk ka fitues. Ndaj duhet menduar mire që duhet menduar mirë që aktivizimi i këtij Artikulli nuk ka fitues dhe në një situatë të një lufte nukleare nuk ka fitues asnjë palë dhe këtë NATO dhe Rusia apo vendet e tjera e dinë shumë mirë” theksoi Sotiri.
Duke folur për rolin e Shqipërisë në NATO, Sotiri nënvizoi se,” Shqipëria nuk është vetëm një konsumatore e sigurisë dhe e të mirave që do të rrjedhin nga kjo aleancë politiko ushtarake, por është dhe një kontributore shumë e mirë e kësaj aleance.
Shqipëria me kontingjentin e saj model ushtarak është vendosur dhe është përkrah shumë misioneve të drejtuara nga NATO, ku dhe njohuritë që forcat ushtarake kanë luajnë një rol të rëndësishëm në këto grup batalione në këto misione. Vendi ynë është negociator për rajonin, progres ushtarak dhe politik”, u shpreh ajo
Ish-presidentja e Këshillit të Atlantikut, Juxhina Sotiri Gjoni ka folur dhe për procedurat që ndiqen të zgjidhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe çfarë pritet që mund të ndodh pas zhvillimeve të fundit.
“Përpara luftës së Ukrainës u fol shumë për zgjedhjen e një Sekretari të Përgjithshëm ose nga vendet Baltike , ku flitej shumë për ish kryeministrin e Letonisë . nuk ka një procedurë standarde por sekretari zgjidhet në mënyrë unanime nga vendet anëtare në një bashkëbisedim të hapur të komunikimit politik. Me zhvillimet e fundit që ka pasur Turqia për dhënien OK e votës për anëtarësimet e reja në NATO, nuk i dihet tashmë politikës së Erdogan që me politikën e tij, “shkopi dhe karota” dhe ende nuk i dihet çfarë do të kërkojë”, u shpreh ajo.
/rtsh.al/