RTSH 24 Live

Aktualitet

Kurbin-Vritet ekonomisti i një firme të përpunimit të inerteve, plagoset pronari

10/02/2024

Kurbin-Vritet ekonomisti i një firme të përpunimit të inerteve, plagoset pronari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm (10 shkurt) në fshatin Gurez të Kurbinit. Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme ku përpunohen inerte dhe plagoset pronari.

Viktimë ka mbetur 70-vjeçari S.M, ndërsa është plagosur Ardian Gjeloshi, 51 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 07:00 në rrethana ende të paqarta.

Policia e Kurbinit, forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA kanë vajtur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë vendosur pika kontrolli në zonë për kapjen e autorit/ve.

/rtsh.al/