RTSH 24 Live

Aktualitet

Kumbaro: Zonat e mbrojtura sigurojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit

10/02/2023

Kumbaro: Zonat e mbrojtura sigurojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me 12 drejtorët rajonalë të zonave të mbrojtura, që kujdesen për parqet kombëtare e natyrore, peizazhet e mbrojtura dhe monumentet e natyrës.

Gjatë takimit u diskutua për përcaktimin e piketave për vitin 2023 që do të shënjohet me emrin e Vjosës, por edhe për hartimin e planeve të menaxhimit, programin e edukimit mjedisor, për t’i afruar fëmijët me mjedisin, projektet e rikualifikimit të Ekopark Ulzës dhe Ujërave Termale të Bënjës.

Kumbaro tha se, “zonat e mbrojtura janë aseti më i vyer natyror, e njëkohësisht forma për të siguruar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit gjatë gjithë vitit”.

Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri. Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.

 

/ rtsh.al /