RTSH 24 Live

Ekonomi

Kumbaro: Në janar pritëm 30% më shumë vizitorë se në 2023, ogur i mirë për një vit fantastik

12/02/2024

Kumbaro: Në janar pritëm 30% më shumë vizitorë se në 2023, ogur i mirë për një vit fantastik

Shqipëria po kthehet në një prej destinacioneve më të preferuara për turistët e huaj. Ndërsa 2023-shi shënoi hyrjen e 10 milionë turistëve të huaj në vendin tonë, duket se 2024-ra premton edhe më shumë. Kjo pasi vetëm muaji janar ka shënuar 30% më shumë flukse vizitorësh se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa publikon shifrat, i konsideron ato si provën e qartë dhe orgurin e mirë për 2024-ën.

“Mes turistëve nga tregje të konsoliduara e atyre të reja që zgjodhën ta zbulojnë e shijojnë Shqipërinë në janar, duke qenë prova e qartë dhe oguri i mirë për një vit fantastik, turizmi po konfirmohet si kartivizita më e dashur e Shqipërisë në botë

Vetëm në janar pritëm 30 % më shumë flukse vizitorësh krahasuar me vitin 2023, teksa vende të reja shtojnë peshën e tyre në hartën e prurjeve turistike

Janar 2024 krahasuar me janar 2023

Kosova 29.8%

Italia 50.4%

Mali i Zi 32.6%

Angli 62.3%

Spanja 104.5 %

Poloni 411.8%

Rumani 120.5%

Francë 41.7%

Suedi 73.2%”, shkruan Kumbaro.

/rtsh.al/