RTSH 24 Live

Ekonomi

Kryeministri Rama publikon pamje të ndryshimit në Lezhë: Po çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës

19/09/2021

Kryeministri Rama publikon pamje të ndryshimit në Lezhë: Po çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës

Projektet investuese në Lezhë e kanë transformuar këtë qytet duke mundësuar një pamje të re, moderne e cilësore për banorët, por edhe për vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Lezha, me ndryshimet që kanë ndodhur.
Kryeministri Rama shprehet se Lezha po vazhdon të çlirohet  nga hija e rëndë e të kaluarës, duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik. “MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të ndryshimit të Lezhës që vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës, duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik, ju uroj një të diel të mbarë”, shprehet  kryeministri Rama.

Investimi në shëtitoren e re 4 km buzë Drinit, sjell një përmasë të re zhvillimi për Lezhën me impakt të drejtëpërdrejtë në turizëm dhe ekonominë lokale. Në një sipërfaqe prej 800m² pozicionohet hapësira e parkut, e trajtuar në disa zona me gjelbërim, stola dhe sheshe lojërash për fëmijë. Rikualifikimi urban në lagjen e bregut të Drini dhe në Lal të Ri që pjesë e qytetit e ka transformuar këtë zonë duke e kthyer në një ambient bashkëkohor .

Në kuadër edhe të programit të rindërtimit, lagjja “Besëlidhja” dhe lagjja “Gurra” po transformohen rrënjësisht, bashkë me infrastrukturën rrugore rreth tyre.