RTSH 24 Live

Kosova

Kryeministri Kurti: Serbia po shkel marrëveshjen për letërnjoftimet, kam njoftuar Brukselin

07/09/2022

Kryeministri Kurti: Serbia po shkel marrëveshjen për letërnjoftimet, kam njoftuar Brukselin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e arritur për letërnjoftimet. Sipas Tanjug, Kurti ka thënë se Serbia nuk i njeh dokumentet personale të lëshuara nga Prishtina duke shkelur kështu sipas tij marrëveshjen e arritur më 27 gusht.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se ka vënë në dijeni Brukselin lidhur me shkeljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Gjithashtu, Kurti nuk ka përjashtuar aplikimin e masave të reciprocitetit.

Më 27 gusht Kosova dhe Serbia ranë dakord që Serbia do të shfuqizonte dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës, dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantonte ato për mbajtësit e ID-së serbe. Marrëveshja hyri në fuqi më 1 shtator.

/rtsh.al/