Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sonte në aeroportin e Prishtinës Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.
“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Nesër do ta zhvillohet ceremonia shtetërore për kryeministrin irlandez.
/rtsh.al/