RTSH 24 Live

Aktualitet

Krisafi: Pas SHBA-ve, marrëdhëniet me Turqinë, më të fuqishmet

2 orë para

Krisafi: Pas SHBA-ve, marrëdhëniet me Turqinë, më të fuqishmet

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, nën moderimin e gazetares Sonila Agositini se raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë ndër më fortat, pas SHBA-ve.

Janë marrëdhëniet më të mira që Shqipëria ka me një shtet tjetër. Kam përshtypjen që pas Shteteve të Bashkuara këto janë marrëdhëniet bilalterale me një shtet tjetër.

Fjala “strategjike” është një fjalë shumë e madhe pasi është e tepruar si fjalë, sepse edhe me Greqinë, Italinë dhe me SHBA-në i kemi raporte strategjike.

Por për të kuptuar thelbin e marrëdhënieve me Turqinë më kujtohet një shprehje e z. Rama në fillim të pandemisë kur tha “kemi plan A, kemi plan B, kemi edhe Turqinë”.

Domethënë Turqia është opsioni i fundit, por është i sigurt. Në kuptimin se çfarëdolloj gjëje që të ndodhë, pastaj vjen rasti i Turqisë”, është shprehur Krisafi.

Sipas Krisafit, raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë në një nivel më të lartë se ato të para vitit 2013.

Marrëdhëniet janë në një nivel më të lartë të raporteve që kanë qenë para 2013-s.

Para zgjedhjeve të vitit 2021, ka qenë një takim në Ankara të z. Rama, ku Erdogan ka premtuar ndërtimin e spitalit të Fierit, dhe ka qenë hera e parë që një kryetar shteti turk ka dhënë një mbështetje për dikë që ishte në krye të vendit për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri”, tha më tej Krisafi.

/rtsh.al/