RTSH 24 Live

Aktualitet

Dritëro Arifi: Të mos kemi frikë dhe turp që hapet një xhami e madhe. Lëvizjet e Ramës, vlerë e shtuar

4 orë para

Dritëro Arifi: Të mos kemi frikë dhe turp që hapet një xhami e madhe. Lëvizjet e Ramës, vlerë e shtuar

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agositini, se nuk duhet pasur frikë dhe turp nga hapja e xhamisë së Namazgjasë.

Vizita e z. Erdogan i fuqizon raportet Shqipëri-Turqi. Por të mos harrojmë që Shqipëria e ka orientimin perëndimor dhe në të gjitha raportet ndërkombëtare që shkruhen për Shqipërinë sa i përket religjionit njihet si vendi më tolerant në këtë aspekt.

Dhe këtu nuk duhet të kemi as frikë dhe as turp nga ajo që mund të mendojë dikush që po ndërtohet një xhami dhe si mund të na shikojnë.

Të gjithë e dinë kush jemi dhe si jemi. Esenca është ajo çfarë bëjmë ne. Ajo ka vlerë”, u shpreh Arifi.

Duke folur mbi politikën e ndjekur nga kryeministri Rama në raportet me Turqinë, Arifi nënvizoi se lëvizjet politike të kreut të qeverisë shqiptare janë një vlerë e shtuar se sa propagandë.

Lëvizjet e z. Rama unë i shoh si një vlerë e shtuar sesa një propagandë fetare apo diçka tjetër.

Në fund të ditës, mendoj se shqiptarët janë populli më pragmatik në rajonin e Ballkanit Perëndimor në këtë çështje”, tha Arifi.

/rtsh.al/