RTSH 24 Live

Aktualitet

Hoxhë Kaloshi: Ja kush i vendosi 3 gurët e themelit të xhamisë së Namazgjasë

2 orë para

Hoxhë Kaloshi: Ja kush i vendosi 3 gurët e themelit të xhamisë së Namazgjasë

Neki Kaloshi, Hoxha i Xhamisë së Laprakës, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, bëri të ditur se gjatë 30 viteve në Shqipëri janë inaguruar qindra xhami, por Xhamia e Namazgjasë ka disa specifika.

Sipas tij, ajo është ëndrra e besimtarëve të një shekulli më parë, që kur shpalos si ide në media që ta kemi këtë xhami.

“Më pas Xhamisë së Namazgjasë, në ’93, i është vënë guri i parë i themelit aty afër Parlamentit dhe ishte projektuar që të bëhej nga një familje  biznesmenësh kuvajtianë. Në 2013 ishte ish kryeministri, Sali Berisha që vuri gurin e themelit, dhe në vitin 2015 u vendos i treti.”, u shpreh ai.  

Sipas Hoxhë Kaloshit, dita e nesërme duhet të jetë ditë gëzimi për besimtarët dhe qytetarët përtej dallimeve.

“Në momentet e gëzimit e festave lihen mënjë anë dallimet. Për diskutime do të ketë kohë dhe ditë të tjera. Më shumë sesa vizitat e turistëve, ka qenë kërkesa e besimtarëve që duan të kryejnë ritet në këtë objekt. Holli brenda merr 5 mijë vetë. Dhe bashkë me ambientet e tjera deri 10 mijë vetë në të njëjtën kohë.”, tha ai.  

Sipas tij, Xhamia nuk e ka kapacitetin që të zerë të gjithë besimtarët, ndaj disa rite do të vijojnë të kryhen në sheshin ‘Skënderbej’.

“Në gjithë historinë e fesë islame, në vendet e faljeve, zhvillohen edhe evente kulturore dhe të natyrave sociale. Do të jetë qendër multi-funksionale. Xhamia e Namazgjasë do të jetë, tani për tani, xhamia më e madhe në Ballkan”, tha Hoxhë Kaloshi.  

/rtsh.al/