Emisioni i së mërkurës 3D i Alban Dudushit ka nisur me ngjarjen me te fundit në qytetin e Shkodrës, ku në një atentat kanë humbur jetën 3 persona dhe është plagosur një tjetër.
I ftuar avokati Idajet Beqiri vlerësoi se këto janë ngjarje të paralajmëruara. Shkodra nuk po gjen qetësi që nga viti 2017, tha ai.
Sipas zoti Beqiri në Shkodër janë 20 të vrarë, çka do të thotë se hakmarrja po bën të vetën.
Zanafilla e grupeve kriminale në Shkodër dihet. Ata janë evidentuar nga Policia e Shtetit e cila i di kush janë, çfarë interesash kanë dhe si funksionojnë.
Zoti Beqiri shprehu keqardhjen se luftës parandaluese i jep shumë pak rëndësi nga organet kpmpetente. Si mund të lihen të lirë njerëz me konflikte? pyeti ai, duke shtuar se situata është dramatike.
/ rtsh.al /