Gjatë zhvillimit të samitit #COP29, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi vizitoi Agjencinë për Zhvillimin e Medias, ku diskutoi me homologun e tij Ahmad Ysmayilov, mbi projektet e përbashkëta në planin afatgjatë, rolin e teknologjisë digjitale në komunikimin publik, shkëmbimet kulturore dhe promovimin e potencialit turistik të të dyja vendeve.
Në prezencën e Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, dy drejtuesit nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për shkëmbimin e informacionit, praktikave dhe eksperiencave profesionale në fushën e Medias dhe Komunikimit Publik.
Gazetare
Denada Shkodrani