Qeveria beson se 2027 është një vit ambicioz, por realist që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila drejton negociatat për grupkapitullin më të rëndësishëm të bisedimeve me Brukselin, të quajtur Themeloret, pohoi në emisionin “Pa censurë” se vitin e ardhshëm pritet hapja e të gjithë kapitujve për negociim me Komisionin Europian.
Procesi vjen bashkë me sfidat e veta, duke nisur me informimin konkret të qytetarëve shqiptarëve për përfitimet dhe kostot e integrimit.
“Në rrafshin ekonomik, aktorët e tregut duhet të jenë më të angazhuar dhe më të përfshirë gjatë procesit të nëgociatave, duke qenë se aderimi i Shqipërisë në BE, do të ketë përftiime të ndjeshme për qytetarët dhe për bzneset, të cilët, gjatë këtij procesi, mund të përballen edhe me kosto që vijnë nga procesi i integrimit. Megjithatë, sicc është provuar edhe nga vende të tjera të BE, pas aderimit në BE, këto kosto përkthehen në përfitime shumë të mëdha,” u shpreh Ministrja Pirdeni.
Ajo pohoi se Shqipëria ka eksperiencën dhe kapacitetet e nevojshme që të përthithë plotësisht fondet e vëna në dispozicion nga BE, rreth 900 milionë euro, të cilat varen nga zbatimi konkret i angazhimeve që merren në letër.
“Nga 2024 deri në 2027, Shqipëria do të duhet të dëshmojë që ka realizuar mbi baza 6 mujore të gjitha reformat që janë parashikuar në plan. Pra, ato që shkruhen në letër, edhe të zbatohen. Këto reforma që nisin me reformat për përmirësimin e klimës së biznesit, me përmirësimin e shërbimit të kadastrës, përmirësimin e të gjithë legjislacionit në fushën e investimeve, çdo gjë që ka të bëjë me avancimin e procesit të ekonomisë të energjisë dhe trazicionit të gjelbër, çdo gjë që ka të bëjë me tranzicionin dixhital, por mbi të gjitha fokusin më të madh do ta ketë kapitali njerëzor, ku parashikohet shprehimisht, që Shqipëria duhet të vijojë punën për të shtrirë në mënyrë kapilare të gjithë sistemin e laboratorëve smart në shkolla apo forcimin e sistemit të arsimit profesional, mbartin një vlerë të rëndësishm, sepse përkthehen më pas në para. Ne besojmë që do të mund të realizojmë me sukses edhe procesin e përthithjes se fondeve përmes Planit të Rritjes së BE," u shpreh Ministrja Pirdeni në intervistën për emisionin “Pa censurë” në RTSH.
/rtsh.al/