Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar listën e qendrave të votimit dhe vendndodhjen e tyre për zgjedhjet e parakohshme vendore që do të mbahen në datën 23 prill në katër komunat në veri, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në ato katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime. Prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.
Qendrat alternative do të jenë kontejnerë që do të vendosen anash rrugës.
Zgjedhjet e parakohshme vendore në 4 komunat me shumicë serbe mbahen pas dorëheqjes nëntorin e shkuar të krerëve të tyre lokalë në shënje proteste ndaj vendimit të qeverisë Kurti për riregjinstrimin e automjeteve me targa që përmbanin akronime në serbisht të qyteteve të Kosovës. Ato ishin parashikuar të mbaheshin fillimisht në 18 dhjetor 2022, por insitutcionet e Kosovës u detyruan t’i shtyjnë për shkak se grupe qytetarësh shkaktuan incidente gjatë përgatitjeve në veri.
/ rtsh /