RTSH 24 Live

Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës

7 orë para

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Po ashtu, GJKKO vendosi që Memollës t'i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Në një deklaratë të shkurtër para ambienteve të SPAK-ut, Memolla u shpreh se do e ankimojë vendimin e GJKKO-së. Ai tha se do të presë zbardhjen e vendimit ndaj tij para se të prononcohet më tej për dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut.

Do presim të zbardhet vendimi. Do ndjekim procedurën ligjore dhe do ankimojmë vendimin.

Do presim të zbardhet vendimi dhe do të kemi një deklaratë më të qartë”, deklaroi Memolla për mediet.

Memolla akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, pasi në një video të bërë publike, Memolla, asokohe kandidat në zgjedhje me Partinë Socialiste, i kërkonte një elektricisti për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

Memolla u paraqit në GJKKO 4 orë më parë, i shoqëruar nga avokati i tij.

/rtsh.al/