RTSH 24 Live

Ekonomi

Korrja e grurit në Gjirokastër, prodhimi është i mbarë por mbetet problem mungesa e fuqisë punëtore

09/07/2023

Korrja e grurit në Gjirokastër, prodhimi është i mbarë por mbetet problem mungesa e fuqisë punëtore

Fermerët e qarkut të Gjirokastrës kanë nisur korrjen e grurit. Ky është Klinton Beqari i cili këtë vit ka mbjellë 140 hektarë sipërfaqje me grurë.

Prodhimi sipas Klintonit është i kënaqshëm dhe ai e konsideron këtë vit si një vit të mbarë në prodhimtari.

Përpos punës që bejnë me familjen në bujqësi Klinton Beqari ka punësuar mbi 15 punëtorë sezonalë. Ai thotë se tregun e ka të sigurt dhe se menjëherë pas korrjes grurin do ta çojë për shitje.

Fermerët e Gjirokastrës po punojnë që sezonin e ardhshëm të sjellin mjete të sofistikuara dhe makineri për të zëvëndësuar fuqinë punëtore e cila në 6 bashkitë e qarkut mungon dhe është kthyer në një problem serioz. 

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh.al/