RTSH 24 Live

Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, spitalet marrin frymë, regjistrohet numri më i ulët i të intubuarve

15/04/2021

Koronavirusi në Shqipëri, spitalet marrin frymë, regjistrohet numri më i ulët i të intubuarve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2520 testime, nga të cilat 169 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 4 persona. Aktualisht, në gjithë vendin kemi 26 780 raste aktive me covid, ku 19 266 janë vetëm në Tiranë.

Situata në spitale

Situata në spitale është përmirësuar ndjeshëm, ku për herë të parë në shumë kohë, raportohet vetëm për një të intubuar.

"Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar."

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Prill 2021)

Raste të reja ditore        169

Të shëruar në 24 orë     572

Të shtruar në spitale      182

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                2520

Testime totale            599,670

Raste pozitive             129,128

Raste të shëruara        100,013

Raste Aktive                 26,780

Humbje jete                  2,335

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19266

Fier      2246

Durrës  1137

Gjirokastër  1036

Shkodër  920

Korçë   723

Vlorë     535

Dibër    344

Kukës    286

Elbasan  207

Berat    51

Lezhë     29