RTSH 24 Live

Aktualitet

Kontrolle për sigurinë ushqimore në Korçë, AKU merr masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik

03/07/2024

Kontrolle për sigurinë ushqimore në Korçë, AKU merr masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar kontrollet për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Nga kontrollet e ushtruara në Qarkun e Korçës nga grupet e punës, janë konstatuar një numër i vogël subjektesh që kanë shkelur ligjin dhe ndaj tyre janë marrë masa administrative me gjobë dhe paralajmërim.

Objekt i kontrolleve kanë qenë dhe subjektet që tregtojnë akullore, të cilat kanë qenë brenda standardeve.

Voltisa Selimllari, inspektore e AKU Korçë ka deklaruar se kontrollet do të vijojnë të ushtrohen në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që bizneset të operojnë konform ligjeve në fuqi si edhe për të siguruar konsumatorin mbi produktet që konsumojnë.

/RTSH/