RTSH 24 Live

Kronika

Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, Gjykata lë në burg dy ortakët e kompanisë

13/04/2021

Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, Gjykata lë në burg dy ortakët e kompanisë

Gjykata e Durrësit la në burg dy ortakët e kompanisë, e cila priste kontenierin me banane nga Ekuadori, në të cilin u gjetën nga policia 143 kilogram kokainë.

Masa e sigurisë “Arrest me burg” u dha këtë të martë për Klajdi Xibrakun e Erion Petin, pasi janë ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits', në kontenierin e të cilës u kapën 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako.

2 administratorët e mohuan sërish përfshirjen në këtë ngjarje, por një nga pronarët e shoqërisë “Masabi Fruits” Erion Peti ka rezultuar se në të kaluarën është arrestuar në Itali për trafik kokaine.

143 kg kokainë u kapën në portin e Durrësit pasditen e së shtunës, pas një kontrolli të imtësishëm të kontenierit me skaner, që konstatoi sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane.

Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.