RTSH 24 Live

Politikë

Konstituohet Grupi i Dialogut për Reformat! Bylykbashi: Zgjedhorja, çështje e vullnetit politik

28/03/2024

Konstituohet Grupi i Dialogut për Reformat! Bylykbashi: Zgjedhorja, çështje e vullnetit politik

Konstituohet Grupi i Dialogut për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave. Në mbledhjen e cila zgjati përreth një orë, u ngrit grupi i punës pas dakordësisë së arritur mes palëve.

Mekanizmi i dialogut do të jetë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Për socialistët në këtë strukturë do të jenë Klotilda Ferhati, Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu. Ndrësa nga opozita Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi, dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë. Kjo e fundit u zgjodh pas refuzimit nga Lulzim Basha.

Në një prononcim për media pas përfundimit të mbledhjes, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se prioritet i opozitës është reforma zgjedhore. Ai u shpreh se Amnistinë, të cilën opozita e ka mbështetur gjithnjë, do e votojnë në mbledhjen e ardhshme.

Puna që do të bëjë grupi do të jetë transparente. Reforma zgjedhore është çështje e vullnetit politik. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Amnistinë do e votojmë në mbledhjen që vjen”, tha Bylykbashi.

Nga ana e tij, deputeti Damian Gjiknuri  u shpreh se është mjafte e rëndësishme që Amnistia Penale të marrë votat e nevojshme. Ndalur te përfundimi i afatit të Reformës Zgjedhore pa rezultate, Gjiknuri u shpreh se “dikush mund ta quajë edhe dështim”.

“E rëndësishme që Amnistia të marrë votat e nevojshme. Besoj se informacionin e keni të plotë. Amnistia është gjë e tejkaluar tashmë, është në seancë, por nuk e diskutuam sot. Por besoj se edhe Amnistia do kalojë me konsensus.

Konsultimet nuk janë vrarë. Rekomandimet konsiderohen. Në këtë grup pune janë të përfshirë dhe deputetë të tjerë që duan të marrin pjesë në çështje të caktuara. Janë pjesë e këtij grupi sa herë do diskutohen çështje për të cilat ata do duan të përfshihen. Do përpiqemi me të gjitha forcat brenda dhe jashtë grupit, të marrë pjesë në këtë grup pune sa herë ta shohin të arsyeshme për çështje të reformës zgjedhore”, u shpreh ai.

/rtsh.al/