RTSH 24 Live

Politikë

Meta sjell historinë e ish-presidentit boshnjak: E morën peng, por s’u dorëzua. Pse s’dinte ai të hante sufllaqe edhe 5 vjet?!

27/04/2024

Meta sjell historinë e ish-presidentit boshnjak: E morën peng, por s’u dorëzua. Pse s’dinte ai të hante sufllaqe edhe 5 vjet?!

Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përdori edhe momente në historinë botërore, për të dhënë disa mesazhe politike.

Ai përmendi presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1992, Alija Izetbegoviç për të cilin tha se nuk u dorëzua kur e morën peng serbët. Dorëzimi ishte një opsion për Izetbegoviç për të shpëtuar veten, por, siç tha Meta, “ai nuk zgjodhi të hante sufllaqe edhe 5 vjet më shumë”

Alija Izetbegoviçin e morën peng serbët, edhe me tradhtinë e disa ndërkombëtarëve. I vunë pistoletën te koka i thanë i thuaj zv.presidentit të tërheqë trupat në mënyrë që në të hyjmë në Sarajevë pa luftë, ose ndryshe ta zbrazëm. Foli me zv.presidentin ‘jam peng i tha, vazhdoni luftën!’. Pse nuk dinte ai të dorëzohej, të hante sufllaqe edhe 5 vjet më shumë?! Po pse do linte ai popullin tij të masakrohej?”, tha Meta.

/rtsh.al/