RTSH 24 Live

Politikë

Më 10-11 maj votimi për zgjedhjen e delegatëve, Klosi: Kërkohet pjesëmarrje 100% e anëtarëve socialistë

09/05/2024

Më 10-11 maj votimi për zgjedhjen e delegatëve, Klosi: Kërkohet pjesëmarrje 100% e anëtarëve socialistë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi bëri me dije se ditën e nesërme (10 maj) do të mbahet procesi i votimit në strukturën e PS në shkallë vendi.

Më 10 maj nga ora 15:00 deri në orën 19:00 hapen qendrat e votimit në 5200 organizata socialiste në Shqipëri për të votuar me parimin një anëtar një votë delegatët të cilët do i drejtohen Konresit të PS në muajin qershor, për të zgjehdur më pas Asamblenë e re dhe forumet e larta drejtuese socialiste.

“PS pasi mbyll fazën e 3 të rienergjizimit me votimet e delegatëve të kongresit ditën e nesërme, nis procesin në terren. Qartazi, PS do duhet të fillojë punën me ekipet në terren për fazën e re që është CENSUSI për të evidentuar çdo votë që ne do kemi mundësinë të marrim në garën e ardhshme elektorale. Një nga pikat që donim të diskutonim sot, është dita e nesërme, procesi i votimit me parimin një anëtar një votë në gjithë strukturën e PS në shkallë vendi. Ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 19:00 hapen qendrat e votimit në 5200 organizata socialiste në Shqipëri. Votojnë anëtarët e partisë sipas parimit një anëtar një votë dhe jo më kot kemi zgjedhur dy ditë për të kthyer këtë proces, ditën e premte datën 10 maj dhe ditën e shtunë 11 maj për të pasur mundësinë ti japim hapësirë plot 9500 anëtarëve disponibël të PS për të votuar në këtë proces zgjedhor.

Sot mund të themi me krenari se partia kuptoi mesazhin që erdhi dhe nga anëtarësimet e reja në parti, se delegatët e kongresit do duhet të jenë përfaqësues të një fryme të re që vetë partia kërkon brenda organizatës së saj të strukturuar.

Në garën për 950 anëtarë delegatë të kongresit që zgjidhen me një anëtar e një votë 23 mijë shoqe dhe shokë që kandidojnë për të qenë pjesë e këtij forumi të lartë.

Qarku i Tiranës ka përgjegjësinë të kryejë detyrën e tij. Kemi në këtë garë të propozuar nga organizatat socialiste më shumë se ¾ e numrit të kandidatëve të propozuar për delegatë të kongresit të jenë anëtar të rinj, që s’kanë qenë më parë pjesë e forumit të PS. Delegatët e zgjedhur të kongresit,  me parimin një anëtar një votë, do i drejtohen asamblesë kombëtare të PS, kongresit të PS në qershor për të zgjedhur asamblenë e re dhe më pas forumet e larta drejtuese të PS”, tha Klosi.

Ky i fundit i ka bërë thirrje të gjithë kryetarëve të zgjedhur në organizatat socialiste që të përqëndrohen në terren për të angazhuar çdo qelizë të PS për të garantuar pjesëmarrje 100% të anëtarëve socialisë në procesin e votimit.

“Kemi një test të asaj që bëmë nga 8 dhjetori kur patëm kongresin e jashtëzakonshëm  dhe shpallëm platformën e energjizimit. Kemi nevojë që secili nga ju, kryetarët e zgjedhur në organizatat socialiste, kryetar njësish zonale, kryetar partie në bashki, deputetë, përfaqësues, anëtarë të asamblesë kombëtare të jenë të përqendruar në territor për të angazhuar çdo qelizë të PS për të garantuar pjesëmarrje 100% të anëtarëve socialistë", u shpreh Klosi.

/rtsh.al/