RTSH 24 Live

Botë

Kongresmeni demokrat: Mbështetësit e Trump brenda Gardës Kombëtare, mund të jenë kërcënim për Biden

19/01/2021

Kongresmeni demokrat: Mbështetësit e Trump brenda Gardës Kombëtare, mund të jenë kërcënim për Biden

Kongresmeni demokrat, Steve Cohen, sugjeroi që mbështetësit e Trump brenda Gardës Kombëtare të cilët janë caktuar për të mbrojtur Joe Biden 'mund të dëshirojnë t'i bëjnë diçka' presidentit të ri. Cohen tha se i kujtohej ish kryeministrja e Indisë, Indira Gandhi, që u vra nga truprojat e saj dhe sugjeroi që çdo mbështetës i Trump brenda njësive të Gardës Kombëtare duhej të vihej nën dyshim.

"Garda Kombëtare është 90 përqind meshkuj, dhe vetëm rreth 20 përqind e meshkujve të bardhë votuan për Biden," tha ai.

'Ju duhet ta kuptoni se në Gardë, e cila është kryesisht më konservatore ... nuk janë më shumë se 25 përqind e njerëzve atje që na mbrojnë ne, ku u sulmua Kongresi. 75 për qind e tyre mund të duan t’i bëjnë diçka Biden', tha Cohen, duke folur për CNN.