RTSH 24 Live

Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj në SPAK: Sqarova informacionet që kam dijeni

04/08/2023

Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj në SPAK: Sqarova informacionet që kam dijeni
Në foto, ish-ministrja Anila Denaj në SPAK

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të premte, ku është pyetur në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Denaj dëshmoi për rreth 2 orë në SPAK.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ish-ministrja tha se dha informacione në lidhje me koncesionin për kohën kur punonte në Ministrinë e Financave.

Isha për të sqaruar informacionet për të cilat kam dijeni gjatë kohës që kam punuar në Ministrinë e Financave, kur ky koncesion ka qenë në diskutim,” tha Denaj.

Në lidhje me këtë koncesion kanë dëshmuar në SPAK në korrik të vitit 2022 edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera në shëndetësi, për sterilizimin dhe check-up. Koncesioni i sterilizimit është denoncimi i parë i bërë në SPAK, i depozituar nga Nisma Thurje më 23 dhjetor të 2019, tre ditë pas themelimit të Prokurorisë së Posaçme.

/rtsh.al/