RTSH 24 Live

Muzikë

Koncerti i parë i 2024- ës, Orkestra Simfonike e Shkodrës rikthehet sërish para publikut shkodran

06/05/2024

Koncerti i parë i 2024- ës, Orkestra Simfonike e Shkodrës rikthehet sërish para publikut shkodran

Një nga asetet e vyera artistike të Shkodrës është padyshim Orkestra Simfonike e saj. Ajo do të rikthehet sërish para spektatorëve shkodranë. Pak orë para koncertit të parë të vitit, në teatrin "Migjeni" po bëhen përgatitjet e fundit.

Jemi në ato momente ku çdo gjë duhet t’a konkludojmë. Çdo minutë është shumë i rëndësishëm tani ku jemi. I ftoj të vijnë ta shohin Orkestrën sonte për këtë përgjegjësi që ka,” u shpreh dirigjenti Jetmir Barbullushi.  

Dritan Mlika, drejtor organizativ e vlerësoi një aktivitet të lartë artistik.

"Shkodra nën tingujt e filmit shqiptar" është koncerti që do të sjellë Orkestra Simfonike nën drejtimin e maestro Jetmir Barbullushit.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/