RTSH 24 Live

Muzikë

“TITAN” sonte në skenën e Eurovision, gazetari Andri Xhaho zbulon detaje para performancës së Besës

09/05/2024

“TITAN” sonte në skenën e Eurovision, gazetari Andri Xhaho zbulon detaje para performancës së Besës

Emocionet sa vijnë edhe rriten, teksa të gjithë presim performacën e Besa Kokëdhimës me këngën “TITAN” që do të ngjitet në skenën e Eurovision në këtë mbrëmje të dytë gjysmë finale.

Moderatori Andri Xhahu, i cili është edhe anëtar i jurisë për Shqipërinë, ka treguar në “Mirmëngjesi Shqipëri” detaje të rëndësishme mbi mënyrën si votohet. Moderatori thekson se është shumë e rëndësishme që të gjithë shqiptarët nëpër botë  të mbështesin me votë Besa Kokëdhimën, pasi në këtë natë, vota e publikut ka 50% peshë.

Anëtarët e jurisë votojnë në mënyrë individuale të pavarur që bëhet në praninë e një noteri sepse noterizohet, çohet pastaj në sistemin digame dhe kalkulohen në Eurovision, për të qenë transparent deri në fund nuk bëhet kalkulimi nga ne. Është juria që ka 50% të peshës për finalen dhe publiku 50%, ndërsa në finale e ka publiku 100%, ndaj është shumë e rëndësishme të votojmë sot. Një nga mënyrat e votimit është hapur që në mesnatë që është votimi përmes faqes zyrtare online www.esc.vote, mund të votoni për Besa Kokëdhimën, ndërsa në mbrëmje, pas përfundimit të performancave mund të dërgojnë mesazhe”, u shpreh moderatori.

Urimet për Besa Kokëdhimën kanë qenë të shumta, teksa përmes video-mesazheve në “Mirmëngjesi Shqipëri” edhe këngëtaret Rona Nishliu dhe Hersi Matmuja kishin nga një mesazh për përfaqësuesen e Shqipërisë.

Ju përshëndes nga Prishtina me urimin më të përzemërt për Besa Kokëdhimën e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Besa, shijoje këtë eksperiencë, kënaqu, shijoje skenën, kontaktin me publikun me adhuruesit, një eksperiencë që nuk harrohet asnjëherë. Unë jam shumë e sigurt që ti do të shkëlqesh. Të dua”, uroi Nishliu.

Dua t’i uroj Besës dhe bashkëpunëtorëve të këngës së saj sa më shumë suksese në Eurovision 2024. Uroj ta shijosh sa më shumë skenën e Eurovisionit Besa sepse është vërtetë e magjishme, unike dhe e papërsëritshme”, u shpreh Hersi Matmuja.

/rtsh.al/