RTSH 24 Live

Kosovë

Komunat me shumicë serbe në Kosovë, O’Brien i kërkon Kurtit “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

24/04/2024

Komunat me shumicë serbe në Kosovë, O’Brien i kërkon Kurtit “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi që patën në Gjermani, që Prishtina të bëjë “përparim urgjent” sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sot diskutova me kryeministrin Kurti për hapat pozitivë që janë të nevojshme”, shkroi ai në rrjetin social X pas takimit. Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, që ishte i pranishëm në këtë takim, tha po ashtu se SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia "të përmbushin të gjitha obligimet" e dialogut të Brukselit. Një ditë më parë edhe presidenti i Francës Emanuel Macro, i kërkoi Kurtit gjatë një bisede telefonike që të themelonte sa më parë Asocicionin e komunave me shumicë serbe. 

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit, por më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk kishte në përputhje të plotë me Kushtetutën.

/RTSH/