RTSH 24 Live

Politikë

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale cakton ekspertët teknikë, Mziu: Të marrim eksperiencë nga vendet e rajonit

29/06/2022

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale cakton ekspertët teknikë, Mziu: Të marrim eksperiencë nga vendet e rajonit

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale ka caktuar në mbledhjen e sotme ekspertët teknikë. Partia Socialiste ka propozuar dy ekspertë teknikë, Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi ndërsa Partia Demokratike ka propozuar Agron Haxhimali dhe Roland Bejko në cilësinë e ekspertëve teknikë për punën komisionit të reformës Administrativo-territoriale. Në fjalën e tij deputeti Xhelal Mziu ka propozuar që këta ekspertë të ndërmarrin një tur në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të parë risitë e tyre në raport me vendin tonë.

Gama e propozimeve kapte një fasho jo të vogël të aktorëve që mund të kontribuonin për të patur një reformë si qytetarët kërkojnë. Unë do kisha propozim ekstra që mendoj se do të jepnin kontribut të jashtëzakonshëm për të përfituar atë reformë të cilën do i eliminonte problematikat që janë konstatuar deri më sot dhe që do të ishin më afër standardeve të vendeve të BE. Unë ngul këmbë që Komisioni i Reformës Territoriale duhet të gjejë modalitetin që me Kosovën, me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, nuk po them që t'i ftojmë ato për të dëshmuar këtu para nesh apo për të kontribuar, por them nuk është luks i tepërt që ky Komision bashkë me ekspertët përkatës të ndërmarrë një tur të shpejtë në këto 3 vende për të parë risitë e tyre në raport me ne. Dhe jam i sigurt që ato kanë më shumë kompetenca se ne dhe që të mos shkojmë te shpikja e rrotës, por të bëjmë implementimin e standardeve që kanë evoluar më shumë.

Të treja kanë risi që janë shumë më shumë se ne, por jam i sigurt që do të kontribuojnë maksimalisht për të përfituar një reformë komplekse jo vetëm në një aspekt. Përveç këtyre të treja, kam dhe një propozim tjetër. Kongresi i Autoriteteve Lokale Europian është aktor i rëndësishëm, unë do të propozoj që të gjendet mundësia e komunikimit dhe e shkuarjes për të marrë disa direktiva që aktualisht më shumë se ato askush nuk është i specializuar, dhe besoj se do të ndikojë në këtë drejtim.

Pra në këtë mënyrë është mirë të bëjmë edhe një alternim për propozimet. Lidhur me Kosovën, Maqedoninë e Veriut ose Malin e Zi, ose duhet të shkojnë ekspertët, por këtë nuk duhet ta neglizhojmë. Kemi një model që në disa aspekte janë përpara nesh. Në raport me Kongresin e Autoriteteve Vendore, mundet që katër përfaqësuesit të shkojnë për të marrë orientimet e mjaftueshme që besoj se do të kontribuojnë. Të gjendet mundësia e komunikimit dhe shkuarjes tek një përfaqësim i këtij komisioni për të marrë disa nga orientime dhe ngelem shpresëplotë që do të ndikojë në këtë drejtim. Të bëhet një alternim i propozimeve dhe duke parë kontributin e tyre në hartimin e këtij programi", tha Mziu.

Ndërsa bashkëkryetarja e komisionit Anila Denaj propozoi që javën e ardhshme të vijohet me dëgjesat me organizatat e shoqërisë civile.

Të gjithë biem dakord që eksperienca e vendeve të tjera, qoftë në rajon dhe më gjerë, është e vlefshme. Ne kemi bërë dhe një diskutim me një nga përfaqësuesit e donatorëve kryesor të mbështetjes së kësaj reforme prej fillimit të saj, të cilët ishin të gatshëm të na mbështesnin. Nëse biem dakord do kërkohet që gjithë bazën e eksperiencës të vendeve të rajonit, ta marrim nëpërmjet ekspertëve sepse koha për të shkuar dhe vizituar është shumë e limituar.

Në frymë të shtimit të institucioneve, INSTAT të na thonë ekspertët nëse do jetë e nevojshme një dëgjesë e veçantë në vijim. Të fokusohemi te dëgjesat të mbledhura në grupe. Nëse biem dakord që ditën e hënë fillojmë dëgjesat me organizatat e shoqërisë civile dhe të hënë të martë të mërkurë, nëse kalendari na e mundëson me dëgjesa në dy fasha kohore, ne të konsolidojmë javën që vjen këto institucione nga dy grupet që janë propozuar”, tha Denaj.

/rtsh.al/