RTSH 24 Live

Sociale

Klasat e 9-ta, dalin datat kur do të zhvillohen tre provimet e lirimit

09/04/2021

Klasat e 9-ta, dalin datat kur do të zhvillohen tre provimet e lirimit

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta në arsimin parauniversitar do nisin me 16 qershor. Sipas udhëzimi të miratuar nga Ministria e Arsimit,  Sportit dhe Rinisë, në këtë datë, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën "Gjuhë shqipe". Ndërsa në datën 21 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën e Matematikës. Prova e fundit do të jetë testi i gjuhës së huaj,  që do të zhvillohet në datën 25 qershor. Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën "Gjuhë amtare", që do të jepet në datën 11 qershor. Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.