RTSH 24 Live

Sociale

Kisha e Labovës së Kryqit, ndër monumentet më të vizituara të trashëgimisë kulturore

01/08/2024

Kisha e Labovës së Kryqit, ndër monumentet më të vizituara të trashëgimisë kulturore

Kisha e Labovës së Kryqit është ndër monumentet më të vizituar të trashëgimisë kulturore. Edhe gjatë këtij muaji, kjo kishë është vizituar nga një numër i madh turistësh, të interesuar për tu njohur më tepër me historinë që ajo mbart.

“Ne jemi nga Polonia, po qëndrojmë për një natë në Labovë dhe kemi dalë për të parë të gjithë fshatin. Kemi marrë informacion të mjaftueshëm për kishën, na kanë shpjeguar edhe banorët me tepër rreth historisë së saj“, u shpreh turisti.

“Ka histori shumë të veçantë, u njohëm me këtë histori fillimisht në internet dhe më pas na shpjeguan edhe vendasit“, tha një tjetër.

Të huajt thonë se Labovën e kanë parë fillimisht në rrjete sociale dhe në media ku janë njohur edhe me historinë e kishës, ata shprehen se arkitektura që ajo ka është ndër më të veçantat që kanë parë ndaj dhe kanë zgjedhur ta vizitojnë.

Arkitektura e saj na ka pëlqyer shumë, e pamë fillimisht në rrjete sociale dhe vendosem ta vizitojmë, nga afër është më e veçantë“, shprehet turistja.  

“Është ndër objektet me arkitekturën më të bukur që kemi vizituar, po na pëlqen shumë”, tha një tjetër.

Legjenda që shoqëron këtë objekt me emrin e perandorit Justinian dhe kryekomandantit të tij Kostandin Labovitit, flet për ndërtimin e kapelës fillestare në vitin 554.

Kjo kishë daton që nga periudha e mesjetës, që nga shekulli i V dhe deri në vazhdimësi.

/rtsh.al/