RTSH 24 Live

Botë

Kina nuk dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit: Ushtroi të drejtën e vetëmbrojtjes

16/04/2024

Kina nuk dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit: Ushtroi të drejtën e vetëmbrojtjes

Kina e ka konsideruar sulmin e Iranit ndaj Izraelit si një “ushtrim i së drejtës së vetëmbrojtjes” gjatë një bisede telefonike midis ministrave të jashtëm të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha homologut të tij iranian Hossein Amir-Abdollahian se Kina dënoi sulmin në konsullatën në kompleksin e ambasadës iraniane në Damask, ndërsa shtoi se incidenti “shkel seriozisht ligjin ndërkombëtar dhe është i papranueshëm”.

Kina ka vënë në dukje deklaratën e Iranit se veprimet që ajo ndërmori ishin të kufizuara dhe një ushtrim i të drejtës së vetëmbrojtjes në përgjigje të sulmit në ndërtesën e ambasadës.

Situata aktuale rajonale është shumë e ndjeshme dhe Irani është i gatshëm të ushtrojë përmbajtje dhe nuk ka ndërmend të përshkallëzojë më tej situatën”, shtohet deklarata, duke cituar Amir-Abdollahian.

I dërguari special i Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, u takua me Irit Ben-Abba Vitale, ambasadoren e Izraelit në Kinë, të hënën, në të cilën ky i fundit shprehu qëndrimin dhe shqetësimet e Izraelit për konfliktin në Gaza.

Zhai tha se Kina ishte "thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin aktual të tensioneve rajonale, konfliktet dhe gjakderdhja nuk i shërbejnë interesave të askujt".

/rtsh.al/