RTSH 24 Live

Europë

Kievi nis eksportin e grurit përmes porteve kroate

07/09/2023

Kievi nis eksportin e grurit përmes porteve kroate

 Kievi ka filluar eksportin e grurit përmes porteve kroate, tha sot ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Sviridenko ( Yulia Svyridenko) .

Sviridenko dhe kryeministri kroat, Andrij Plenkoviç (Andriy Plenkovich) diskutuan eksportet e grurit ukrainas, gjatë një takimi dypalësh në samitin e Nismës së Tri Deteve, në Bukuresht.

“Gruri ukrainas tashmë është eksportuar përmes porteve kroate”, tha Sviridenko.

“Megjithëse kjo rrugë është e përshtatshme, ajo tashmë është e njohur… Ne besojmë se kjo rrugë logjistike do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, shtoi ajo. 

/ rtsh. al /