RTSH 24 Live

Kuriozitete

Këto janë rrugët më të shtrenjta në botë

13/09/2023

Këto janë rrugët më të shtrenjta në botë

Sipas "Main Streets Across the World 2022 raport", i cili analizon zonat kryesore tregtare të 92 qyteteve në mbarë botën, Nju Jork "Fifth Avenue", është rruga më e shtrenjtë në botë e ndjekur nga "Tsim Sha Tsui" i Hong Kongut.

Me një tarifë mesatare vjetore prej 14.547 euro për metër katror, “​​Via Montenapoleone” në Milano renditet përpara “New Bond Street” në Londër dhe “Avenue des Champs Élysées” në Paris, përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë në renditjen globale të rrugëve më të shtrenjta në botë.

“Fifth Avenue” - Nju Jork (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)- Tarifa mesatare është 21.076 euro për m2.

“Tsim Sha Tsui” - Hong Kong (Kinë)- Tarifa mesatare është 15.134 euro për m2.

“Via Montenapoleone” - Milano (Itali)- Tarifa mesatare është 14.547 euro për m2.

“New Bond Street” - Londër (Mbretëria e Bashkuar)- Tarifa mesatare është 14.346 euro për m2.

“Avenue des Champs Elysees” - Paris (Francë)- Tarifa mesatare është 11,069 euro për m2.

“Ginza” - Tokio (Japoni)- Tarifa mesatare është 9.956 euro për m2.

“Banhhofstrasse” - Cyrih (Zvicër)- Tarifa mesatare është 8.927 euro për m2.

“Pitt Street Mall” - Sydney (Australi)- Tarifa mesatare është 7.624 euro për m2.

/rtsh.al/