Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka deklaruar se sistemi i ri raketor hipersonik i testuar këtë javë do të jetë pengesë ndaj rivalëve të vendit të tij në Paqësor.
Sipas medias shtetërore, ndërsa kryediplomati i Uashingtonit viziton rajonin.
Testi vjen dy javë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili më parë është përpjekur të tërheqë Korenë e Veriut në bisedime, dhe përkon me vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken në Korenë Jug.
"Sistemi i raketave hipersonike do të jetë pengesë ndaj çdo rivali në rajonin e Paqësorit që mund të ndikojë në sigurinë e shtetit tonë” tha Kim, i cili mbikëqyri lëshimin, referuar medias shtetërore.
KCNA citon përdorimin e një "komponimi të ri të fibrës së karbonit" në motorin e raketës, për të cilin ekspertët paralajmërojnë se mund të lejojë Phenianin të godasë objektiva të mëtejshëm me një qasje në teknologji që e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë qasje aktualisht.
Gjithashtu, sistemi i ri raketor përdor “metodë të re gjithëpërfshirëse dhe efektive” për sistemin e tij të kontrollit të fluturimit dhe udhëzimit.
/rtsh.al/