RTSH 24 Live

Sociale

Kequshqyerja e fëmijëve dhe të rinjve, OBSH: Shqiptarët konsumojnë shumë yndyrna

11/02/2024

Kequshqyerja e fëmijëve dhe të rinjve, OBSH: Shqiptarët konsumojnë shumë yndyrna

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, Shqipëria renditet në vendet me konsum të lartë të yndyrnave të prodhuar në mënyrë industriale në ushqime.

Kjo ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e sëmundjeve kardiake pasi këto lloj yndyrnash bllokojnë arteriet por dhe obezitetit e problemet që lidhen më pas me të.

Megjithatë në qytetin e Korçës ekziston një ndryshim në mendësinë e të ushqyerit, duke u munduar të shmangin përdorimin e tepërt të yndyrës në gatim apo dhe konsumin e ushqimit të shpejtë

Dietologia jep disa këshilla sesi mund të ruajmë shëndetin dhe si të përzgjedhim ushqimin.

“Duhet të ulim sasinë e konsumit të produkteve të procesuara dhe në gatimet tona të përdorim sa më tepër yndyrna të mira, këtu përfshihet vaji i ullirit", shprehet dietologia.

Yndyrnat e prodhuara në mënyrë industriale gjenden kryesisht në ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme ndaj sipas dietologëve, këshillohet shmangia e konsumit të shpeshtë të tyre në përditshmëri.

Gazetare: Geralda Sali  

/rtsh.al/