RTSH 24 Live

Europë

KE paralajmëron 26 vende anëtare për mosmiratimin e rregullores për energjinë e rinovueshme

26/09/2024

KE paralajmëron 26 vende anëtare për mosmiratimin e rregullores për energjinë e rinovueshme

Pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë dështuar në transferimin e një rregulloreje të BE-së në ligjet e tyre kombëtare, që do të mundësonte miratimin më të shpejtë të projekteve për energjinë e rinovueshme, deklaroi sit Komisioni Evropian.

Vetëm Danimarka informoi ekzekutivin e Bashkimit Evropian, përgjegjës për zbatimin e ligjit të BE-së, se rregullorja ishte zbatuar përpara 1 qershorit, që ishte afati i vendosur ligjor.

Si rezultat, Komisioni Evropian ka paralajmëruar Gjermanisë dhe 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së duke u bërë thirrje atyre që të të transpozojnë plotësisht rregulloren.

Nëse Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së nuk e njoftojnë Komisionin në kohën e duhur lidhur me zbatimin e direktivës, Komisioni mund të vazhdojë me procedurën. Kjo mund të rezultojë në një gjobë dhe një çështje të hapur në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED).

Sipas Komisionit, direktiva thjeshton dhe përshpejton procedurat e autorizimit, ndërkohë që përcakton afate të qarta si për projektet e energjisë së rinovueshme, ashtu edhe për infrastrukturën e tyre të nevojshme.

“Fakti që Gjermania nuk e ka zbatuar ende direktivën është tronditëse”, deklaroi Andrea Wechsler, një ligjvënës evropian nga partia e qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat (CDU) në Gjermani.

/ rtsh.al /