RTSH 24 Live

Europë

Një problem në kontrollin e trafikut ajror shkakton probleme në të gjithë hapësirën ajrore

23 orë para

Një problem në kontrollin e trafikut ajror shkakton probleme në të gjithë hapësirën ajrore

Një problem i përkohshëm në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të Gjermanisë ka shkaktuar probleme në të gjithë hapësirën ajrore gjermane, tha të premten agjencia e kontrollit të trafikut ajror.

Defekti, i cili më pas u riparua, shkaktoi vonesa dhe anulime.

Ndërprerja çoi në humbjen e planeve të fluturimit dhe në veçanti të të dhënave të motit.

”Ndërprerja është zgjidhur, sistemet janë kthyer në funksion. Megjithatë, të dhënat e humbura gjatë ndërprerjes do të duhet të rifuten”, tha agjencia.

/ rtsh.al /