RTSH 24 Live

Europë

KE: Do të digjitalizojmë kartën e vaksinës së OBSH-së

02/09/2023

KE: Do të digjitalizojmë kartën e vaksinës së OBSH-së

Komisioni Evropian ka konfirmuar planet për të digjiitalizuar kartën e verdhë të vaksinimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

”Kjo do të ishte pjesë e një rrjeti global të certifikimit të shëndetit dixhital të OBSH-së bazuar në të dhënat e vaksinimit dixhital të BE-së nga koronavirudi”, thanë eurokomisionerët për Drejtësi, Didier Reynders dhe Shëndet, Stella Kyriakides.

Në një letër drejtuar politikanit demokrato-kristian të Gjermanisë, Peter Liese, ata shpjeguan më tej se zgjidhja e parashikuar nuk do të kufizohet vetëm në vaksinimet kundër Covid-19 ose sëmundjeve të tjera individuale.

Brukseli dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftuan një partneritet në shëndetin digjital në qershor.

”OBSH po prezanton rrjetin e certifikimit për të forcuar gatishmërinë globale kundër kërcënimeve në rritje ndaj shëndetit”, tha Komisioni Evropian.

Për ta bërë këtë, OBSH duhet të miratojë sistemin pas certifikatave të BE-së për vaksinimin ose rikuperimin, duke përfshirë parimet dhe teknologjinë e tij.

”Pra, nëse shfaqet një kërcënim i ri shëndetësor, ne do të jemi në gjendje të përgjigjemi më shpejt”, shkruajnë komisionerët.

Politikani gjerman Liese mendon se digjitalizimi i kartës së vaksinimit është gjëja e duhur.

“E keni gjithmonë në celular”, tha ai.

“Gjithashtu për pandemitë e tjera të mundshme, një infrastrukturë e krijuar është një avantazh i madh”, shtoi Liese.

/ rtsh.al /