RTSH 24 Live

Aktualitet

Kavajë/ I dënuar me 10 vite burg për trafikim të rriturish, arrestohet 41-vjeçari

19/09/2023

Kavajë/ I dënuar me 10 vite burg për trafikim të rriturish, arrestohet 41-vjeçari

Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 10 vite burg për trafik të rriturish.

Policia e Kavajës bën me dije se 41-vjeçari u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

“Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/