Udhëheqësi i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis kritikoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për moslargimin e ministrit të Ndryshimeve Klimatike për trajtimin e zjarrieve në Atikën Lindore dhe një zëvendësministër, që ishte me pushime në një ishull, ndërsa zona e tij elektorale po digjej.
”Anëtarët e qeverisë po përgëzojnë njëri-tjetrin për lejimin e djegies së strukturës urbane të kryeqytetit, për herë të parë në histori. Ata urojnë njëri-tjetrin që lejuan një zjarr të përshkojë 40 kilometra në pak orë, pa asnjë linjë mbrojtjeje”, tha ai.
”Mitsotakis nuk e dëbon ministrin e katastrofës, ai nuk e dëbon zëvendësministrin që ishte në një bar gjatë tragjedisë”, tha më tej lideri kryesor i opozitës.
Duke iu referuar programit të armatimeve, Kasselakis shtoi se “është koha për të bërë këtë pyetje: me një F-35 më pak, sa zjarrfikëse mund të blini? Përgjigja është 300”.
Duke iu drejtuar qeverisë, Kasselakis arrin në përfundimin se “mbrojtja e vendit tonë fillon me aftësinë për të mbrojtur jetën dhe pasuritë e njerëzve tanë”.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /