RTSH 24 Live

Politikë

Karamuço: Kush po rrethon Dumanin? SPAK po bën një punë spartane !

12/04/2024

Karamuço: Kush po rrethon Dumanin? SPAK po bën një punë spartane !

Eksperti kriminalist Ervin Karamuço vlerëson se për shkak të volumit të jashtëzakonshëm, rreth 750 dosje, SPAK po bën një punë spartane.
Po kush po e rrethon Dumanin, kreun e SPAK? Sipas zotit Karamuça janë shumë palë të interesuara ti bëjnë presion SPAK-ut. Ndaj edhe drejtuesit e këtij organizmi po kërkojnë garanci që puna a tyre të jetë më cilësore. Ai kujtoi se prokurorëve dhe familjeve të tyre u janë bërë kërcënime serioze, që duhen marrë në konsideratë nga ligjvënësit. Zoti Karamuça sugjeroi rritjen e statusit të prokurorëve deri në statusin e përjetshëm, ndërsa tha se duhen vlerësuar edhe rezultatet e punës së tyre. Sipas tij numuri i prokurorëve duhej rritur të paktën edhe me 100 të tjerë. Por ai kërkoi që edhe vetë prokurorët e SPAK dhe BKH të rritin nivelin e punës.  Disa prokurorë të SPAK punojnë shpejt ka të tjerë me frena dore, tha Karamuça.

/ rtsh.al /