Gjirokastra për herë të parë do të mirëpresë edicionin e 8 të kampionatit europian të parashutizmit. Ky event sportiv që do të zgjasë për një javë , duke nisur nga 6 tetori, do të sjellë në qytetin e gurtë 100 pilotë nga vende të ndryshme, mes të cilëve edhe të ftuar specialë.
Ceremonia e çeljes së këtij organizimi sportiv me përmasa ndërkombëtare do të mbahet një ditë para fillimit zyrtar të kampionatit dhe do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme bën të ditur organizatori Alket Islami. Grupi organizator ka mbërritur në Gjirokastër më herët me qëllim që ky kompeticion i parashutizmit të shkojë mbarë.
Kampionati i 8 evropian i parashutizmit do të transmetohet drejtpërdrejtë në rrjetin e RTSh-së prej orës 9 deri në orën 13.
/RTSH/