RTSH 24 Live

Politikë

Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala

05/06/2024

Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Dorëheqja e saj është zyrtarizuar këtë të mërkurë (5 qershor), teksa në letrën e dorëheqjes Bala shkruan se mori këtë vendim për shkaqe personale.

"Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.
Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë", shkruan ajo mes të tjerash.

2 emrat e diskutuar për të marr drejtimin janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ndërsa ky i fundit u emërua edhe nënkryetar i Bashkisë Himarë pak ditë më parë. Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të koamnduar do të kaloj sërish në këshill Bashkiak. 

Blerina Bala u zgjodh më 19 mars si drejtuesja e përkohshme e Bashkisë Himarë, pas dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro, i cili njoftoi largimin nga detyra një ditë pas arrestimit me urdhër të SPAK.

Goro qëndroi në këtë detyrë për shkak se kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri u arrestua dhe ndodhet në burg i akuzuar për blerje votash.  

Letra e plotë e dorëheqjes:

Të nderuar banorë të Himarës!
Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!
Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.
Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.
Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.
Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.
Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.
Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.
Me respekt, Blerina Bala

/rtsh.al/