RTSH 24 Live

Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i “Shefqet Ndroqit”, ja kush komandohet në postin e lartë

28/09/2021

Jep dorëheqjen drejtori i “Shefqet Ndroqit”, ja kush komandohet në postin e lartë

Ka dhënë dorëheqjen drejtori i spitalit 'Shefqet Ndroqit' Perlat Kapisyzi. Pas lirimit të tij nga detyra pas dhënies së dorëheqjes, drejtoreshë e spitalit është komanduar mjekja, Silvana Bala. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit, po kujtojmë se "Shefqet Ndroqi" ka shërbyer si spital COVID për trajtimin e pacientëve me koronavirus për më shumë se një vit.