RTSH 24 Live

Botë

Izraeli pretendon se ka vrarë gjysmën e komandantëve, Hezbollahu: Deklarata është qesharake

25/04/2024

Izraeli pretendon se ka vrarë gjysmën e komandantëve, Hezbollahu: Deklarata është qesharake

Gjysma e komandantëve të Hezbollahut në Libanin jugor janë vrarë që nga fillimi i luftimeve me Izraelin më 7 tetor, sipas ministrit të Mbrojtjes, një pretendim që Hezbollahu e mohon. Yoav Gallant tha se ka një “operacion të vazhdueshëm sulmues nga forcat në të gjithë Libanin jugor”, rezultatet e të cilit janë ” shumë mbresëlënëse.”

“Gjysma e komandantëve të Hezbollahut në Libanin jugor u eliminuan… ne e bëmë atë që ose të vdisnin, ose të fshihen dhe të braktisin Libanin e Jugut për operacionin e IDF, i cili po bëhet intensivisht”, tha Gallant.

Një zyrtar i Hezbollahut, i cili foli për CNN në kushte anonimiteti, i mohoi këto pretendime.

“Deklarata është qesharake. Është menduar për konsum të brendshëm, ose ndoshta për kolonët në veri”, tha zyrtari. Ai vazhdoi duke thënë se Hezbollahu ende nuk e ka shpallur “mobilizimin e plotë” të tij, duke shtuar se “luftëtarët tanë vazhdojnë të ndjekin një sistem shërbimi dhe largimi”.

Ka pasur muaj të tërë sulmesh të përditshme vdekjeprurëse ndërkufitare si nga Izraeli ashtu edhe nga Hezbollahu që kanë zhvendosur dhjetëra mijëra banorë libanezë dhe izraelitë nga shtëpitë e tyre. Izraeli ka gjuajtur artileri dhe ka lëshuar avionë dhe drone për të goditur objektivat, ndërsa Hezbollahu ka përdorur disa nga arsenali i tij i madh i raketave.

 

/rtsh.al/