RTSH 24 Live

Botë

Izraeli përdor Inteligjencën Artificiale që të zgjedhë objektivat e bombardimeve në Gazë

04/04/2024

Izraeli përdor Inteligjencën Artificiale që të zgjedhë objektivat e bombardimeve në Gazë

Ushtria izraelite po përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar objektivat e bombardimeve në Gazës.

Sipas një hetimi nga Revista +972 dhe Local Call, ku citohen gjashtë zyrtarë të inteligjencës izraelite të përfshirë në këtë program pretendojnë se shqyrtimi njerëzor i objektivave të sugjeruara ishte i përciptë në rastin më të mirë.

Zyrtarët thanë se mjeti i bazuar në AI quhej "Lavender" dhe dihej se kishte një shkallë gabimi 10%. Kur u pyetën për raportin e revistës +972, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk e kundërshtuan ekzistencën e mjetit, por mohuan që AI të ishte përdorur për të identifikuar terroristët e dyshuar.

Në një deklaratë të gjatë, IDF theksoi se "sistemet e informacionit janë thjesht mjete për analistët në procesin e identifikimit të objektivit" dhe se Izraeli përpiqet të "zvogëlojë dëmin ndaj civilëve në masën e mundshme në rrethanat operacionale”

Ai shtoi se analistët shqyrtojnë në mënyrë të pavarur nëse objektivat "përmbushin përkufizimet përkatëse në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe kufizimet shtesë të përcaktuara në direktivat e IDF".

/rtsh.al/